Cristiano Ronaldo është nderuar me një tjetër statujë. Ylli i futbollit tashmë ka një statujë të tij në muzeun e Real Madridit.
Kjo statujë vjen pak pasi ai u nderua me një statujë në vendlindje në muajin mars, me një statujë që nuk ngjante fare me 32-vjeçarin.
Ronaldo së fundmi u zgjodh futbollisti më i mirë në botë për herë të katërt. Statuja prej bronzi peshon 60 kilogramë dhe është një metër e gjatë, përgatiti Koha. (b.an)