Ekipi i Real Madridit është bërë me vetura të reja nga kompania Audi, e cila është sponsor i këtij klubi spanjoll.
Bashkëpunimi mes Real Madridit dhe Audisë vazhdon që nga viti 2003 dhe lojtarët e këtij ekipi fitojnë çdo vit modelet e reja të kësaj kompanie gjermane prestigjioze, transmeton Koha.net.
Modeli më i kërkuar i Audisë nga Real Madridi ishte SUV-i Q7, të cilin e kanë marrë 14 lojtarë ndërsa disa prej tyre kanë zgjedhur edhe modelin e fuqishëm SQ7 TDI.
Ylli i Realit, portugezi Cristiano Ronaldo zgjodhi “panterin” e zi RS7 Sportback Performance, ndërsa trajneri i ekipit Zinedine Zidane vendosi për RS6 Avant Performance.
Modeli më i lirë në ofertë ishte S5 Coupe, të cilin e ka marr Marco Asensio, ndërsa modeli më i shtrenjtë ishte R8 Sportback të cilin e ka marr Sergio Ramos.
Modeli më i ri i Audisë, A8, nuk ishte në listë sepse prodhimi i tij ende nuk ka filluar.
Gjithashtu, para një muaji edhe futbollistët e Bayernit kanë marrë vetura nga Audi.
Modeli më i kërkuar nga lojtarët e Bayernit ishte RS6 Avant, të cilin e kanë marrë pesë lojtarë, ndërsa Q7 dhe SQ7 ishin të dytët nga më të kërkuarit. (b.an)