Parku i Madh i Liqenit është ndër hapësirat e pakta në Tiranë ku mund të dalësh për vrap apo për një xhiro me biçikletë. Megjithatë, janë të shumtë ata që stepen për shkak të mungesës së korsive të dedikuara.
Për këtë bashkia e Tiranës ka punuar në fundjavë për të përkufizuar në tërë gjatësinë korsinë provizore për ecjen, vrapin, pedalimin në rrugën dytësore në kufi me Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Përmes vendosjes së kordonit sinjalizues e mbrojtës për vrapuesit e pedaluesit që frekuentojnë rrugën dytësore nga ana jugore e Parkut të Madh, deri në përfundimin e unazës së re pedonale brenda Parkut, tashmë jeta e qytetarëve do të jetë më e sigurt dhe të ushtrojnë të lirë pasionin e tyre
a.ç