Vitoria Guimaraes barazoi të enjten mbrëma me Red Bull Salzburgun në Europa Ligë dhe hyri në histori gjatë këtij takimi që përfundoi 1 me 1.
Ekipi portugez nisi kampanjën europiane pa asnjë europian në formacion. Formacioni përbëhej nga katër brazilianë, dy kolumbianë dhe nga një venezuelas, uruguaian, ganez, peruan dhe nga Bregu i Fildishtë.
Njëmbëdhjetëshja pa europian u prish në momentin kur portugezi Kiko u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, përgatiti Express. (b.an)