Grabitja e një lokali ne Llogara te Vlorës ka ndodhur ne 19 gusht, por autoret akoma nuk janë kapur.
ABC News ka siguruar pamjet ku shikohen dy autoret qe vjedhin paratë ne arkën e lokalit. Njeri nga grabitësit ka hyre brenda dhe me një elektrik dore shkon direkte te vendi ku vendosen paratë e xhiros.
I veshur me kostum sporti dhe me kapele ne koke ai kryen vjedhjen dhe largohet. Ndërkohë jashtë ne lokal qëndron personi i dyte. Ai është gjithashtu i veshur me kostum sporti dhe me kapele.
Ne dore mban një kallashnikovë dhe lëviz përgjatë territorit te lokalit duke siguruar qe aty te mos vinte kush. Me pas autoret largohen. /b.d