Sonda 1 miliardë dollarëshe e quajtur Juno ka kthyer fotografitë e para të saja nga Vendi i Kuq i Jupiterit, e që duken fantastike.
Te hënën, Juno ka fluturuar 9 mijë kilometra mbi stuhinë misterioze, më shumë se 1.6 milionë kilometra më afër se çdo anije kozmike që ka fluturuar ndonjëherë.
Vendi i Madh i Kuq është një stuhi masive rreth 2 herë më e gjerë se Toka, që ka rënë në atmosferën e planetit Jupiter për të paktën 350 vjet.
Juno ka kapur fotografi nga shtatë rrotullimet e tij rreth planetit gjigant të gazit.
Anija kozmike i ka bërë rrotull Jupiterit një herë çdo 53.5 ditë, me një shpejtësi prej 209 mijë kilometra në orë, e cila e bën shumë të vështirë kapjen e fotografive, përgatiti Koha. (b.an)