Edicioni i gazetës së përditshme turke “Sozcu”, u botua pa ndonjë tekst, në shenjë proteste kundër arrestimit të disa gazetarëve të kësaj gazete.
Kjo gazetë është organ i opozitës turke. Gazetarët në Turqi që nga 14 korriku, kur dështoi grusht-shteti, janë përballur me masa represive, arrestime dhe përndjekje. Shumë media opozitare janë mbyllur.
Shefja ekzekutive e ueb-faqes “Sozcu”, Mediha Olgun, është arrestuar derisa pronari i së përditshmes, Burak Akbay, ende po kërkohet nga autoritetet në një aksion të vazhdueshëm për mbylljen e mediave opozitare në Turqi.
Katër të arrestuarit e kësaj gazete po akuzohen për afërsi me organizatën FETO të Fetullah Gulenit, të cilën shteti turk e konsideron organizatë terroriste, sikurse edhe për kryerje të krimeve në emër të kësaj organizate, përgatiti Express. (b.an)