Ajo quhet Megi është 24 vjeç dhe që prej shkurtit mësoi se vuan nga një sëmundje e rëndë e rëndë në gjak, e cila quhet Limfoma Hodkins. Megi është në ditët më të vështira të jetës së saj sepse kjo sëmundje është vdekjeprurëse nëse nuk bëhen 12 seancat e plota të kimioterapisë.
Shoqja e saj e ngushtë përmes një rrëfimi të gjatë dhe të dhimbshëm për jetën e Megit, profesionin apo vuajtjet në jetë, i lutet çdokujt që ka mundësi të kontribuojë sado pak që buzëqeshja e Megit, psikologes së re të mos shuhet bashkë me jetën e saj.
Njihuni me Megin, një ndihmë sado e vogël nga ju është një shpresë më shumë për të jetuar për Megin, e cila deri më tani ia ka dalë vetë, por në luftën me jetën kërkon ndihmën tuaj.
“Përshëndetje JOQ! Megi është vetëm 24 vjec, një vajzë plot jetë, e ndjeshme, e gatshme për të ndihmuar këdo, mikja që çdokush do donte të kishte. Ajo ka mbaruar studimet për Psikologji me rezultate të shkëlqyera dhe dëshira më e madhe e saj është puna me fëmijët. Dëshirë kjo që falë këmbënguljes së saj të madhe, u realizua para disa kohësh dhe i dha Megit një lumturi të madhe, ndërsa punonte me fëmijët me probleme zhvillimi, duke u falur atyre përkushtimin dhe dashurinë e saj. Por ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi në muajin shkurt të këtij viti e përballi me një sfidë të vështirë që i ka gjetur të papërgatitur të gjithë, familjen e saj, shoqërinë e saj dhe të gjithë të afërmit e saj. Megi gjatë një kontrolli rutinë, u diagnostikua me sëmundjen: Limfoma Hodkins. Eshtë një limfomë e gjakut dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit. Sipas mjekëve hapi i parë i trajtimit është kimioterapia (Megi duhet të bëjë 12 seanca). Ajo ka nisur seancën e parë te kimioterapisë në një spital në Turqi, por familja e saj nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar gjithë koston e trajtimit pasi vjen nga një familje me mundësi të pamjaftueshme ekonomike për ta përballuar ketë trajtim. Mjekët kanë konstatuar se është e nevojshme qe të kryejë 12 seanca kimioterapie, kosto e cila shkon minimalisht 50.000 euro vetëm për këtë fazë të parë të trajtimit. Ne, shoqet e saj, ju lutemi me dorë në zemër, të jepni kontributin tuaj, sado modest, por me shumë vlerë për Megin, që ajo të këtë mundësi të vazhdojë jetën, ëndrrat e saj dhe kjo sëmundje e pabesë mos ta largojë atë nga familja e saj, nga NE që e vlerësojmë dhe duam ta shohim t’i gëzohet jetës si gjithë bashkëmoshataret e veta. Të gjithë bashkë mundemi ta arrijmë këtë, të paktëm të përpiqemi! Duke ju falenderuar pa masë për çdo ndihmë, fjalë, mendim dhe lutje për Megin, ju urojmë të keni vetëm shëndet e mirësi në jetën tuaj!”
Nëse doni të kontaktoni me familjarët mund të kontaktoni në numrin e telefonit të vëllait të Megianës: +355672038368
Banka Intesa San Paolo: Numri i llogarisë bankare në LEK : Megiana Barjami: 69870737101 IBAN AL65208110080000069870737101
Banka Raiffeisen: Numri i llogarisë në EURO IBAN AL47202110440000000011130247
a.ç