Sulltani osman, Abdyl Hamiti i dytë (periudha e sundimit 1876-1909), mbretëroi mbi një perandori (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë) e cila po shkonte drejt shpërbërjes.
Në fund të sundimit të tij, sulltani u bë paranojak.Nuk udhëtoi më dhe rrallë shfaqej në publik.
Për t’u informuar për gjendjen e perandorisë, kishte një rrjet spiunësh, por edhe fotografë të cilët bënin foto të shtetit të tij shumëkombësh.
Kur në vitin 1909 u detyrua të jepte dorëheqjen, koleksioni i tij fotografik ngeli në Jildiz-Saraj deri sa u transferua në Bibliotekën e Universitetit të Stambollit.
Aty mbeti për vite i paprekur.
Aty paraqiten një pjesë të fotografive nga Shqipëria dhe Ballkani perëndimor (fotot e Shkupit, Kaçanikut, Ferizajt, Prishtinës, Shkodrës, Podgoricës dhe Ulqinit), përgatiti Express. (b.an)