I ftohti arktik që ka prekur Shqipërinë ditët e fundit, është shoqëruar me temperatura ekstreme deri në minus 22 gradë, e cila është regjistruar në Bulqizë. I fohti i acartë ka prekur edhe zonat e Pukës dhe Mirditës. Dhe siç duket edhe në këtë foto, temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe ngrirjen e lumit Fan i Madh në Mirditë. Foto është shkrepur në Gjegjan, ndërmjet Pukës dhe Mirditës. Kjo është hera e parë që lumi Fan ngrin akull prej temperaturave ekstreme.
ma.me