Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit të vendin tonë, më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore e qendrore duke gjeneruar shira të përkohshëm. Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore.
Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në ekstremet verior duke lënë në ndikimin e motit të vranët të gjithë pjesën tjetër të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat dhe shirat do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehte të tyre. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri n 3 ballë.
Europa
Një sistem vranësirash do të vendoset në pellgun e Mesdheut duke gjeneruar shira të dobët dhe të përkohshëm, në zona të veçanta do të ketë edhe reshje të pakta dëbore, kryesisht Ballkani verior. Ndërsa me reshje të dendura dëbore do të paraqitet situata e motit për rajonin e Balltikut si edhe zonën e Alpeve.
Moti i kthjellët dhe i ftohtë do të jetë dominues për vendet Nordike si edhe Europën Lindore ku termometri do të jetë disa gradë nën zero. Po ashtu, me kthjellime do të mbetet moti për gadishullin Iberik por temperaturat do të jenë relativish të larta.