• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30-vjetori i PS-së/ Urimi i Spiropalit, Veliajt dhe Gjiknurit: Forca më energjike. Dekada jonë për Shqipërinë e të gjithëve

by Java News
12/06/2021 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar 30-vjetorin e Partisë Socialiste.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, Spiropali shkruan se PS 30 vjet ka ndarë historinë dhe fatin me Shqipërinë, pasi sipas saj të dyja kanë dalë nga errësira komuniste e fillim-viteve ’90 të çorientuara në kërkim të dritës, të ndërgjegjes, dhe të vërtetës.

Ajo shprehet se PS punon për Shqipërinë e besimit respektit dhe mundësisë për çdo njeri, duke shtuar se luftohet që askush në Shqipëri të mos dështojë për shkak të gjinisë, shtresës shoqërore, prejardhjes, përkatësisë fetare, etnike, politike.

“Ne jemi forca politike udhëheqëse e Shqipërisë. Kemi fituar një mandat të tretë historik me Edi Ramën kryetar dhe Kryeministër. Për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion. Infrastrukturën moderne. Sistem arsimor që sjell zhvillim. Bujqësi që eksporton. Turizëm të qëndrueshëm. Prodhim vendas. Shërbime të shpejta pa zvarritje dhe ryshfet. Administratë publike meritokratike që përballon betejën e negociatave për standardet e integrimit në BE.”, shkruan ajo.

Në fund të postimit Spiropali shprehet se PS duhet të fitojë betejën për Shqipërinë dhe kjo është dekada e saj.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi sot ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se PS është forca më energjike në Shqipëri, që sjell ndryshim sa herë drejton vendin.

“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste, forca më energjike në Shqipëri , që sjell ndryshim sa herë drejton vendin”, shkruan Veliaj.

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka uruar 30 vjetorin e Partisë Socialiste duke falenderuar anëtarët dhe simpatizantët  që i kanë besuar kësaj partie ndër vite. Për Gjiknurin besimi që qytetarët i dhanë për mandatin e tretë është dëshmi që PS mbetet forca më demokratike dhe transformuese në Shqipëri

“Urim i përzemërt për çdo anëtar, simpatizant dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Besimi i dhënë në shumicë nga qytetarët në 25 Prill për një mandat të tretë qeverisës është tjetër dëshmi se familja jonë politike mbetet forca më demokratike dhe transformuese në Shqipëri. Gëzuar!”, shkruan Gjiknuri.

g.kosovari

Next Post
‘Euro 2020’/ Xhaka e Shaqiri sfidojnë Gareth Bale. Ja 3 përballjet e sotme

'Euro 2020'/ Xhaka e Shaqiri sfidojnë Gareth Bale. Ja 3 përballjet e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

“Sulme” të reja nga SHBA, përgjigjet Kallas: Europa ka nënvlerësuar fuqinë e saj

December 7, 2025
Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In