Britanikja më e famshme në këto kohët e fundit, Adele, i është nënshtruar një regjimi kundër alkoolit për shkaqe shëndetësore.
Ajo kishte bërë një ndërhyrje operative në kordet e zërit në vitin 2011 atëherë kur kishte publikuar albumin ‘21’, dhe tash, në vitin 2016, pas lansimit të albumit ‘25’ ajo rrezikon të bëjë të njejtën gjë.
Adele ka thënë se ka hequr dorë nga duhanpirja e po ashtu edhe nga alkooli për shkak të djalit të saj dhe për shkak se frikësohet se problemet me alkoolin mund t’i ndikojnë keq në karrierë, transmeton ORAinfo.
‘Kur ti je e dehur, alkooli i bllokon kanalet e dëgjimit dhe kjo ndikon që ju automatikisht ta ngritni zërin. Dhe këto ngritje të zërit mund të ma çjerrin zërin tim’, ka thënë këngëtarja.
Zëri i saj i cili theu të gjitha rekordet për vitin që po lëmë pas, tani mund ta thejë në dysh vetëbesimin e 27-vjeçares për vitin 2016, , nëse ajo nuk vazhdon t’i përmbahet dietës së saj me çajëra bimorë.