Reagimet e shumta të Spartak Ngjelës për reformën në drejtësi, proces në të cilin ai nuk ka kursyer kritikat dhe akuzat as për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën, nuk kanë kaluar në heshtje. Selim Belortaja, zv.Ministër i Jashtëm nën logon e LSI, ka ironizuar në Facebook me Ngjelën duke e quajtur “profet të reformës”. Belortaja i kujton Ngjelës edhe kohën kur ai ishte Ministër i Drejtësisë.
“Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë. Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? ..ku do të ishte katandisur ky vend?! Se ..ju kujtohet besoj, ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ..ose në bodrum ose ..poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa..që atë nivel ..ta kapim prapë”- shruan zëvendës ministri Belortaja në rrjetin e tij social në Facebook!/a.m.