Me ardhjen e fundvitit, portali 1FAKT.com realizoi sondazhin mbi politikanin/politikanen më të dashur dhe më të urryer të vitit 2015. Në garën për politikanin/politikanen më të dashur dhe më të urryer të 2015 morën pjesë politikanët më protagonistë të 2015 të cilët me veprimet, aksionet apo ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lënë gjurmën në politikën shqiptare të vitit që po lëmë pas.
Ata janë:
Nga Partia Socialiste: Edi Rama, Erion Veliaj, Ben Blushi, Saimir Tahiri, Koço Kokëdhima, Erion Braçe, Tom Doshi.
Nga Partia Demokratike: Sali Berisha, Lulzim Basha, Grida Duma, Bujar Nishani.
Nga LSI: Ilir Meta, Spartak Braho.
Nga rezultatet e sondazhit vihet re se partitë kryesore ruajnë të njejtin klasifikim popullariteti ku në vend të parë për politikanin më të dashur gjendet një anëtar i Partisë Socialiste, në vend të dytë një anëtare e Partisë Demokratike dhe në vend të tretë një përfaqësues i LSI.
Ajo që habit është fakti se partitë e mëdha nuk e fitojnë popullaritetin nga udhëheqësit e tyre, por nga disidentë dhe figura të reja të partive respektive, ndërkohë që për LSI figura më popullore vazhdon të mbetet kryetari i saj.
Edhe në këtë sondazh vazhdon të vihet re një zhgënjim i theksuar ndaj politikës.
Kjo vihet re sërish nga numri i madh i votave KUNDRA që kanë marrë të gjithë politikanët, i cili tejkalon në çdo rast numrin e votave PRO të marra prej tyre.
Rezultati i sondazhit është si më poshtë:
Politikani më i dashur i vitit 2015 është Ben Blushi me 5100 vota PRO.
Ai ndiqet më pas nga Grida Duma, e cila renditet si politikania e dytë më e dashur nga publiku me 4700 vota.
Politikani më i urryer i vitit 2015 është Koço Kokëdhima me 9600 vota KUNDRA.
Ai ndiqet nga politikani Tom Doshi, i cili renditet si politikani i dytë më i urryer nga publiku me 9200 vota KUNDRA.