Përplasjet në Partinë Demokratike, sipas kreut të LZHK-së Dashamir Shehi, po favorizojnë në fakt rrugën e mazhorancës dhe në veçanti të qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Ajo që është më e rëndë, sipas tij, është që krisja midis Berishës dhe Bashës ka bërë që opozita të humbasë edhe mbështetjen reale e partnerit strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë.
“Rama është komod në këtë situatë, bën sikur ndihmon njëherë njërin dhe një herë tjetrin, por me trishtim shoh që dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti më i madh i botës dhe miku më i madh i Shqipërisë, nuk e vret shumë mendjen për t’i var medalje një personi që po grabit vendin e vet”.
Edhe në këtë rast, sipas tij, faji është i opozitës. “Më shumë më trishton që prej vitesh nga opozita nuk ka treguar një person aty për të dialoguar. Është hera e parë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë, që SHBA rreshtohet me një qeveri të korruptuar si kjo, sepse ata nuk gjejnë një person me të cilin të flasin”.
/b.h
Po me to.je more…. Harrove qe je me opozezen?