Mediat turke kanë zbuluar detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë prej 1.5 ton kanabis që u sekuestrua ditën e djeshme. Lënda narkotike ishte trafikuar nga Shqipëria.
Tre personat që u kapën mat në momentin që po tentonin ta transportonin drogën me kamion drejt një magazinë janë turq.
Sipas mediave turke, sasia e drogës së sekuestruar është një lloj kanabisi i modifikuar gjenetikisht ose hibrid i quajtur “skunk”, ndërsa popullariteti i saj në mesin e të rinjve është rritur ndjeshëm. Për shkak të aromës së fortë, ky lloj medikamenti ka zëvendësuar gradualisht lëndën narkotike të hashashit.
Përveçse është më i fortë se kanabisi normal, droga është gjithashtu edhe më e shtrenjtë. Nëse droga do të dilte në treg, po sipas mediave turke, do të kapte vlerën e 100 mln lirave. Në operacionin që u zhvillua në Muğla nga toka, deti dhe ajri morën pjesë mbi 200 forca policie.
Trafikantët u gjurmuan hap pas hapi pas informacioneve që kishin autoritetet turke për lëvizjen. Tre turqit e arrestuar po merren në pyetje në Izmir për të zbërthyer rrjetin.
g.kosovari