Politikani, Nard Ndoka komentoi zhvillimet e fundit politike.
Ndoka lidhur me Bashën dhe gjithë situatën e krijuar në PD, teksa ka folur me superlativa për ish- kryeministrin, Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta?
“Luli mbeti një kastravec në hije. Për 8 vite kishte alternativa të tjera brenda PD-së. Basha u bë lider në mënyrë artificiale. Vetëm një herë t’i bërtasë Berisha (Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës) ata ikin vetë, janë pesha të lehta si politikanë dhe si njerëz. Basha i vetmi hajdut në Europë që u bë i pasur në opozitë. Shqipëria ka shumë pak lider, ndër të paktët është Berisha. Rikthimi i tij është një domosdoshmëri. Ai është kryeministri më i përgjegjshëm. Berishën e zgjuan nga gjumi, zgjuan bishën dhe kur bisha zgjohet të merr përpara. Vetëm me z.Berisha do të kthehesha të bashkëpunoja në PD. Ilir Meta është një politikan i jashtëzakonshëm, i pathyeshëm. Për moshën që ka, i ka provuar të gjitha. Do të rikthehet në politikë dhe do të jetë politikani i surprizave”, u shpreh Ndoka për Top Channel.
/b.h
Nard Ndoka president