Ish konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ledjana Prenga duket se e ka harruar përfundimisht Mevlanin. Ajo e cilësoi si histori të mbyllur dhe zbuloi se ka nisur një romancë të re por nuk zbuloi detaje.
Mesa duket e gjithë kjo çështja ‘pezull’, Ledjana-Mevlan po shkon drejt fundit.
Ledjana shpesh herë ka hedhur statuse ku ka lënë të nënkuptohet se është e lidhur, por e ftuar disa javë më parë te ‘Goca dhe Gra’ tha se i ka bërë me tendencë, pasi nuk do që t’i përmendet më Mevlani, por mesa duket kësaj here dikush ja paska rrëmbyer vërtetë zemrën.
Dje Ledjana gjithashtu publikoi një story me shkrimin: ‘Faleminderit që ekziston’, që mesa duket ja dedikon partnerit.
/a.r