Kurti me përfaqësues të PE: Në dialog me Serbinë vetëm po njohu Kosovën. Aksioni në veri ishte i nevojshëm!

Kurtp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga përfaqësuesja për Kosovën në parlament, Viola von Cramon.

Liberalizimi i vizave për Kosovën,  zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, operacioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe dialogu Kosovë-Serbi ishin disa nga temat kryesore të bisedës.

Kurti falënderoi europarlamentarët për angazhimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe tek pesë vendet mos njohëse, për përkrahjen dhe votimin për liberalizimin e vizave dhe për mbështetjen me vaksina përmes COVAX.

Zkp Zkm 16 10 2021 3

“Zgjedhjet parlamentare kanë sjellë stabilitet institucional dhe legjitimitet demokratik që ka rezultuar me rritje të besimit në institucione e për rrjedhojë edhe zhvillime tjera pozitive sikurse rritja ekonomike, rritja e të hyrave dhe e investimeve, tregues të qartë të efekteve pozitive të ndryshimeve demokratike që erdhën nga zgjedhjet e 14 shkurtit, tha Kurti.

Ai shprehu besimin që edhe zgjedhjet lokale nesër do të zhvillohen paqësisht dhe me pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

Lidhur me operacionin e policisë së Kosovës në veri, Kurti shpjegoi se ishte operacion kundër kontrabandës dhe kriminalitetit dhe përfshinte 26 lokacione të ndryshme në gjithë territorin, 5 nga to në Mitrovicën Veriore.

“Ky ishte një operacion normal  dhe i nevojshëm i policisë, e cila ka kryer punën në mënyrë profesionale dhe sipas procedurave ligjore”, tha ai.

Lidhur me interesimin e eurodeputetëve për bisedimet me Serbinë tha se nuk kanë alternativë, por duhet kuptuar se as njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë. KOHA

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com