Nga 142 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme që votuan 92 votuan pro Kosovës, 50 kundër dhe 29 shtete abstenuan. Numri që iu desh Kosovës për tu pranuar ishte 95, duke i munguar vetëm 3 vota. Në mesin e vendeve të cilat kundërshtuan pranimin e Kosovës në UNESCO, ishin Spanja, Rusia, India, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Korea e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Bahrejni, Indonezia etj.
Abstenimet erdhën nga: Bosnja, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peru, Polonia, Rumania, Singapori, Tunizia, Zambia, Trinidad dhe Tobago etj.
Ndërkohë që për pranimin e Kosovës ishin vendet si:
Belgjika, Kanada, Franca, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panama, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Çekia, Britania e Madhe, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra etj.