(Intervista) Përparim Rama: “I fokusuar 100% te Prishtina, s’interesohem për politikë. Do bashkëpunoj me Tiranën zyrtare

Perparim Rama 2

Përparim Rama, i cili do të drejtojë Prishtinën për vitet e ardhshme pas fitores në zgjedhjet lokale, deklaron se do të bashkëpunojë gjithashtu me Tiranën zyrtare, për të cuar përpara dy kryeqytetet. Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’, ndërsa vlerësoi kreun e ri të LDK-së, Rama tha se qarqet politike nuk janë në interesin e tij.

“LDK ka bërë një rikthim të madh. Ka një lidership të ri me në krye Abdixhikun. Është një profesionist që ka bërë reforma të mëdha E kam parë që bisedat me të kanë proaktive në aspektin e ndarjes së detyrave. Ideja ime ka qenë që unë të jem i fokusuar 100% me Prishtinën ndërsa ai të merret me qarqet politike të LDK, që po forcohet shumë e më shumë. Në aspektin e ideologjisë paraqet një qendër të djathtë që është ajo e duhura, jo vetëm për Prishtinën po për të gjithë Kosovën. Një parti pro biznesit, me platforma për zhvillimin e biznesit, krijon punësim, zhvillimin rrënjësor të të gjithë Kosovës” –tha Rama, ndërsa komentoi takimet me kryebashkiakun Veliaj, në kuadër të një bashkëpunimi mes Prishtinës e Tiranës.

“Po unë e kam njohur Erionin vite më parë, e kam mik prej kohësh. Është një djalë punëtor i madh, që ka bërë transformime të mëdha të Tiranës. Ka shtyrë gjërat para, e ka hapur Tiranën ndërkombëtarisht, ka krijuar një punë fantastike deri tani. Bashkëpunimi mes meje dhe Erionit do të jetë shumë i afërt, do kemi takime të shumta. Kemi patur biseda edhe para, do kemi një bashkëpunim të plotë për t’i shtyrë këto dy qytete përpara.” theksoi ai.

“E falënderoj z. Rama për urimet, do takohemi së shpejti. Në aspektin politik nuk kam pas kohë, kam qenë i fokusuar 100% për Prishtinën. Kam thënë se do e bëj c’ka kam premtuar, ky do jetë fokusi im. Nuk i kam për interes qarqet politike.” – theksoi kryetari i Prishtinës, e në këtë qëndrim, preferoi të mos komentojë edhe mbi ‘Open Balkan’.

“ Familja ime do të jetojë me mua në Prishtinë do të jemi sëbashku, është kjo periudha e tranzicionit, prej Londrës në Prishtinë. Është kohë fantastike edhe për fëmijët e mi, të mësojnë kulturën e traditën e gjuhën shqipe. Jam shumë i ngazëllyer për këtë. Jemi të fokusuar në Prishtinë, do kemi kohë fantastike në 8 vitet e ardhshme” – përmbylli ai. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com