Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjetin e tij social disa foto të punimeve për dy kënde të reja lojërash për fëmijët e kryeqytetit. Bëhet fjalë për dy parqe në afërsi të Presidencës dhe Maternitetit të ri.
“Thuajse gati me këndet e lojërave për fëmijë te Materniteti Ri dhe Presidenca. Dhurata më e bukur që Bashkia e Tiranës mund të kishte menduar për më të vegjlit e qytetit tonë.
Deri në fund të vitit, mbarojmë të 12 sheshet që kemi premtuar.”- shkruan Veliaj.