Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot Ditën e Rinisë.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se edhe 31 vite pas kësaj lëvizje thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve që sakrifikuan për liri e demokraci.
“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.
Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Lulzim Basha.
Por, pas këtij mesazhi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente.
Demokratët i kërkojnë të japë dorëheqjen, duke e akuzuar si tradhëtar dhe komunist.
“Je pro diktatures a kupton çfarë ke bërë 8 vite ?”-shkruan një komentues.
Më tej, një tjetër shkruan “Po po por atë që e ka krijuar këtëditë sot e ke shpallë armik të popullit, Nuk ke kompetencë me festu e me uru këtë ditë ti kukull manikin.”
“Ik o Lul pengu, i ke ditët të numruara. Rroftë Sali Berisha.”-shkruan një tjetër.
Po ashtu një demokrat shkruan “Shumë bukur po citon sot është dita më e mirë t’ju kërkosh falje shqiptarëve dhe të largohesh nga posti që PD të bëhet më e fortë dhe më e bashkuar “.
Gjithashtu një ndjekës i Bashës shkruan “Nga 31 vite, 8 vite ke ti që je kryetar PD që na dërgon nga humbja në humbje dhe nuk do t’ia dish fare.
Nuk ke lidhje me revolten studentore ti nip i Enver Hoxhes, jep dorëheqje e ik, sot është dita për të kuptuar që ti nuk ke lidhje me PD.
Jep dorëheqje bëhu burrë!”.
Më poshtë disa nga komentet: