• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 21, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Qeveria të pezullojë përkohësisht koncesionet, stop propozimeve të pakërkuara nga privatët

Java News by Java News
06/03/2018 20:01
Kreu i FMN ne Tirane, Reinke: Borxhi publik është në trajektore rënëse
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Qeverisë të ndalojë përkohësisht dhënien e koncesioneve nga programi 1 miliardë euro. Kërkesa e fortë vjen nga shefi i Zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke në një intervistë dhënë për Top Channel.

“Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm. Sigurisht ndërtimi i kapaciteteve dhe institucioneve të duhura kërkon një kohë të caktuar, ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”, thotë ai.

Sipas shefit të FMN në Tiranë thuajse të gjitha koncesionet jepen pa një analizë të qartë mes kostove që paguajnë qytetarët dhe përfitimeve që ato sjellin.

“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti, duhet të kemi një njësi të fortë në Ministrinë e Financave që bën analizën e kosto-përfitimeve për çdo projekt dhe të ketë fuqinë të refuzojë projektet pa leverdi. Duhet theksuar se Qeveria ka bere njëfarë progresi. Ka një njesi më të mirë për PPP-të në Ministrine e Financave, si dhe një njësi për riskun fiskal, por kordinimi mes tyre nuk është i mirë dhe ato nuk luajnë një rol të mjaftueshëm në planifikimin dhe prioritarizimin e projekteve të investimeve”, vijon Reinke.

Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.

“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët, por vetëm kur ajo identifikon strategjinë e saj dhe tenderon publikisht ato projekte, të cilat janë përzgjedhur se kanë përfitimet më të mëdha”, këshillon kreu i FMN në Shqipëri.

FMN ka arsye se pse shqetësohet për koncesionet. Kryesorja është efekti që ato kanë në rritjen e borxhit.

“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”, deklaron FMN./TCH.

Next Post
FOTO ME TRUMP/ PD: Ja si i siguruam 500 mijë $ për lobim në SHBA

Dil Lul, dhe fol…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Ish-komandanti i snajperëve: Në 21 Janar u dhanë urdhra në radio për të qëlluar, ja kush e hapi portën e Kryeministrisë

Ish-komandanti i snajperëve: Në 21 Janar u dhanë urdhra në radio për të qëlluar, ja kush e hapi portën e Kryeministrisë

January 21, 2021
Epidemiologu Alimehmeti: Masat izoluese nuk do të kenë një impakt të madh!

“Nuk është Tirana”, mjeku Alimehmeti: Ja qyteti më i infektuar i Shqipërisë

January 21, 2021
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 15 të vdekur dhe 9 të lënduar

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 15 të vdekur dhe 9 të lënduar

January 21, 2021
Manastirliu: Vaksinimi do të nisë me stafet e spitaleve COVID dhe të urgjencave

“Kemi siguruar vaksinën për 800 mijë qytetarë, me dy kontrata”

January 21, 2021
“Çadra pistoletë dhe tritol”, si gënjeu Berisha për 21 Janarin, fshirja e serverave dhe deklaratat e rreme të mjekëve

10-vjetori i “21 Janarit” / Sali Berisha: Po të hynin në Kryeministri, do më merrnin pushtetin

January 21, 2021
Sondazhi i “EuroNews”: PS do të fitonte me 41,8% nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

Sondazhi i “EuroNews”: PS do të fitonte me 41,8% nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

January 21, 2021
“Dobësia e thellë e kundërshtarit s’duhet të na…”/ Balla nga Elbasani: PS-në e shohin si forca e vetme që ndërton shtet

Balla bën deklaratën e fortë: Plumbi që vrau Aleks Nikën u dëmtua qëllimisht nga qeveria

January 21, 2021
DËSHMITË E PLOTA / “21 Janari” në rrëfimet e ambasadorit Arvizu, Ballës, Bushatit dhe Bazes

DËSHMITË E PLOTA / “21 Janari” në rrëfimet e ambasadorit Arvizu, Ballës, Bushatit dhe Bazes

January 21, 2021
“Mendova, po sikur aty brenda të ketë një bombë?”, Arvizu komenton episodin e 21 Janarit 2011

“Mendova, po sikur aty brenda të ketë një bombë?”, Arvizu komenton episodin e 21 Janarit 2011

January 21, 2021

Zëri i Amerikës, ‘jehonë’ dëbimit të diplomatit rus: Ishte Sekretari i Dytë i ambasadës në Tiranë

January 21, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • Whatsapp: +355 69 57 123 23
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In