Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka listuar katër bashkitë më problematike, për të cilat do të ketë një fond shtesë në eliminimin e plehrave të vend-depozituara kudo.
Nga buxheti i vitit 2022, do të ofrohen edhe 500 milionë lekë për bashkitë e tjera të vendit të cilat nuk kanë arritur të mbledhin dot taksat e mjedisit apo kanë vështirësi në përballimin e menaxhimit të mbetjeve.
Opozita në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese parashtroi disa çështje të tjera shqetësuese për këtë sektor.
Qeveria shqiptarë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit janë zotuar se 1 qershori i vitit 2022, do ta gjej Shqipërinë pa qese plastike në treg, premtim i përsëritur që nga tetori i vitit 2019.
/b.h